KANTE HONDO ose KËNGA E THELLË


Për të gjithë ata që nuk e njohin këtë emërtim, KANTE HONDO, bëhet fjalë për një mënyrë të kënduari andaluziane, një mënyrë te kënduari tepër e thellë, që buron nga thellësitë e shpirtit njerëzor. Një mënyrë të kënduari tepër e veçantë që na pëçjell ne skutat më të thella, vibrimet më delikate të shpirtit tonë të trazuar, që i këndon shpresës për dashuri të pakufishme dhe jetës, që i këndon njeriut,  lirisë së tij, të drejtës së tij për të jetuar.Klithma që vjen e menjëhershme, e lemerishme e që ndan botën në dy gjysëmsfera ideale. Është klithma e brezave të shkuar, mërzia e epokave të zhdukura, është kujtimi për dashurinë nën një tjetër epokë e nën një tjetër hënë.Kante Hondo është trilli i këngës së zogjve, është rrëkeja e zërit e zhveshur, tmerrngjallëse e popujve të lashtë. Kante Hondo erdhi deri në ditët tona prej së puthurës së parë  e prej të qarës së parë.Kante Hondo është vetë njeriu.Por  njeriu i sotëm i gjendur në këtë kohë  të mbushur me kundërshti, alternativa, zhvillime, humbje, luftra, mashtrime pak ose aspak është i ndërgjegjshëm për praninë e Kante Hondos brenda tij, thellë në vetëdije.Dhe më keq akoma kur funksioni i saj më i pastër,  më i virgjër shpirtëror, kur misioni i saj ideor shpërfytyrohet me dashje (por krejt në mënyrë të pavullnetshme prej bjerrakohësve në pushtet). E kësisoj,  para nesh nuk kemi më një ideal të pastër,qëllimi i parë është “harruar”, e ç’është më e keqja është transformuar aq shumë sa ai nuk shihet më si i tillë por  krejt e kundërta, ai bëhet “fajtor” për gjendjen në të cilën populli i thjeshtë mbijeton, ai shpallet armik dhe si i tillë luftohet. Luftohet institucionalisht dhe individualisht.Armiqtë asnjëherë nuk kanë pjesë në jetën tonë(kupto- të pushtetit).Kështu thjesht me një ndryshim të kursit mendor e ideologjik ndryshohet krejt ecuria e një shteti dhe e një kombi.Duke gjetur mënyrën më të mirë për të gjetur fajtorët : duke i bërë vetë njerëzit fajtorë, e duke e larguar fajin nga vetja pa më të voglin hezitim.Duke u fshehur pas “gishtit” të tranzicionit. Është ky status politik mjaft komod për pushtetin i cili në këtë mënyrë e mban pezull besimin e njerëzve të cilët nga ana e tyre nuk dinë më t’i besojnë besimit të vjetër apo të përqafojnë besimin e ri, të dy të mbytur në vjedhje, mashtrime , manipulime,tragjedi që pasojnë njëra-tjetrën si pa të keq e ku si pa të keq harrohen nën tam-tame skandalesh morale. Qofshin këto edhe seksuale! Është një status-amebë, që përmbledh brenda vetes kriminelë-pushtetarë apo pushtetarë-kriminelë, njëlloj është,  të cilët për mburrje kanë viktimat e tyre.Është ky status-amebë që na servir në çdo rast  të pamoralshmen në formën e një shou mediatik dhe të ashtuquajtur moral popullor, ku ende luhet me shtylla morali që nuk kanë ekzistuar kurrë si institucion, por vetëm si vlera vetanake, ishuj në hapësirë.Është ky status-amebë që e kthen çështjen e shqiptarëve nga një çështje kombëtare në një çështje morale-gjë që përbën edhe shqetësimin më të madh të vetë atyre, të ekzistencës së  tyre historike.Është ky status- amebë që i bën shqiptarët apatikë, që i shtyn të ruajnë me fanatizëm brenda vetes së tyre atë çka është më e mirë dhe e trashëguar ndër shekuj, thellë shpirtit të tyre, njëlloj si një Kanto Hondo anadaluziane. Që gjithësesi  një ditë do t’ia dëgjojmë klithmën që vjen prej shpresës e dashurisë, që vjen prej thellësisë së shekujve , pikërisht për të folur për njeriun, qenien më sublime të Universit, tek feston lirinë e dinjitetin e vet larg verës së lirë të duarve të fundërinave.

Shkrim i botuar ne gazeten "Libertas"

Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019