LIGJI I PËRJASHTIMIT TË TË TRETIT


Nëse politika është sfera që ndryshon më së tepërmi dhe më shpejt, në rastin shqiptar kjo nuk ndodh. Në 20 vjet kohe ndryshimesh thelbësore, ndryshime që prekën së pari mentalitetin e njerëzve, ajo që nuk ndryshoi ishte politika. Nga kjo pikëpamje, gati-gati u “fosilizua”.Ky “fosilizim” i garantoi asaj hipotekën në raport sa me popullin,  aq edhe politikëbërësit ngjyrallinj. Hipotekë që u firmos me një  zgjedhje të alternativës radikale të ndarjes së mjedisit të brendshëm dhe po aq radikale edhe në raport me mjedisin e jashtëm. Por ajo që të bie në sy në raport me këtë të fundit padyshim që është qëndrimi i saj si një e dashur e zhgënjyer plot vrer e mëri e që nuk harron dot kurrë. Ajo padashje është viktimë e vetvetes. Sepse në mënyrë  pak a shumë të ndërgjegjshme ajo aplikoi ligjin e përjashtimit të të tretit- tertium datur. Duke kuptuar që në fakt armiqtë e saj të vërtetë dhe më të rrezikshëm  janë ata që nuk kuptojnë. E meqë ata  përbëjnë shumicën, e meqë shifrat janë demokracia e vërtetë, ajo e hodhi tutje absolutizmin moral duke u përpjekur kësisoj të shpëtojë atë çka mund të shpëtohet.Duke aplikuar rigorozisht ligjin e përjashtimit të të tretit  ajo i dhuroi vetvetes një rritje të fuqisë, pa e marrë mundimin as të shohë se sa kjo do t’u kishte shërbyer objektivave të këtyre të tretëve.Dhe pa bërë kurrë një analizë të efektit  shkatërrimtar të kësaj doktrine. Dihet që pikat nevralgjike të saj janë filozofia, arti, letërsia dhe ato gjinden aty ku trajtohet njeriu me kompleksitetin e tij fatkeq.Dhe që në rastin konkret janë thjesht viktima të situatës historike.Por nga fosili nuk pritet asgjë veç kureshtjes së nxënësit të fillores në një muzeum natyre, dhe interesit të ndonjë shkencëtari mikroskopian.E meqë garancinë hipotekore e kishte marrë duke krijuar  kështu një status virtual të fuqisë, ajo e ka një alternativë, nga shumë të mundshme. Një alternativë që i ruan imazhin e krijuar, nuk i cënon kufijtë e interesave dhe që neutralizon  fare bukur edhe armiqtë potencialë.Në këtë mënyrë ajo përmirëson”dosjen” e saj, por gjithnjë duke i lënë ankimet në tryezë, ankime që tek e fundit nuk cënojnë thelbin, pasi që më parë ajo i ka marrë masat  duke përjashtuar njohjen nga politika e brendshme të lëvizjeve të fshehta të saj dhe duke mos shpjeguar favorizimin e faktorit të jashtëm.Në këtë moment kemi përpjekjen e parë për të transformuar kontekstin, pra për të ndryshuar raportin e forcave. Për të kaluar në një nivel tjetër strategjik në politikëbërje. Në këtë moment nuk kemi më një tertium datur, ligji që përjashton  të tretët, por kemi një tertium non datur- ligj që nuk i përjashton të tretët. Duke ruajtuar të gjithë faktorët që thamë dhe për t’u ruajtuar nga armiku më i madh, nga i padituri, kemi këtë ndryshim kursi. Përvoja tregoi se nuk është e udhës t’u tregosh të tjerëve hidhërimin e dështimit dhe sfilitjet, kjo tashmë është kthyer në një lëndë të dobët dhe nuk të jep të drejtën e respektimit të vetvetes. E që tek e fundit,rrezikon të kthehet e gjitha kundër në momentin më të papërshtatshëm.Por me sa duket kjo do të jet politika e tashme si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm dhe ku luhet fort. Instrumentet tona intelektuale venë alarmin, ndërkohë që politikës ka kohë që i bie sirena. A do të vazhdojmë me konceptet tona të ngathta të përpiqemi të mveshim fenomenet e përditshmërisë dhe me fodullëkun tonë proverbial t’i anashkalojmë ato,? APO do të shkathtësohemi dhe do të kuptojmë se rrafshe të ndryshme  zhvillimi, kërkojnë strategji të ndryshueshme ku pikë së pari kërkohet pikërisht bashkëpunim dhe vlerësim i palëve? Kërkohet ndryshim koncepti nga të ashtuquajtur armik, në një partner serioz e afatgjatë.Gjithësesi, ne të paditurit e përhershëm jemi gati të paguajmë taksën e këtij ndryshimi kursi në politikën e sotme pragzgjedhore.

Comments

  1. Wow është mirë që të kthehesh me ish tim përsëri, faleminderit Dr. Ekpen për ndihmë, vetëm dua t'ju njoftoj se po e lexoni këtë post në rast se keni probleme me të dashurin tuaj dhe po çon në divorc dhe ju nuk bëni duan divorcin, Dr Ekpen është përgjigja për problemin tuaj. Ose ju jeni tashmë divorc dhe ju ende doni që ai / ajo kontaktoni Dr Ekpen spell caster tani në (ekpentemple@gmail.com) ose whatsapp atë në +2347050270218 dhe ju do të veshur ju bëri

    ReplyDelete

Post a Comment

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019