LIGJI I PËRJASHTIMIT TË TË TRETIT
Nëse politika është sfera që ndryshon më së tepërmi dhe
më shpejt, në rastin shqiptar kjo nuk ndodh. Në 20 vjet kohe ndryshimesh
thelbësore, ndryshime që prekën së pari mentalitetin e njerëzve, ajo që nuk ndryshoi
ishte politika. Nga kjo pikëpamje, gati-gati u “fosilizua”.Ky “fosilizim” i
garantoi asaj hipotekën në raport sa me popullin, aq edhe politikëbërësit ngjyrallinj. Hipotekë
që u firmos me një zgjedhje të
alternativës radikale të ndarjes së mjedisit të brendshëm dhe po aq radikale
edhe në raport me mjedisin e jashtëm. Por ajo që të bie në sy në raport me këtë
të fundit padyshim që është qëndrimi i saj si një e dashur e zhgënjyer plot
vrer e mëri e që nuk harron dot kurrë. Ajo padashje është viktimë e vetvetes.
Sepse në mënyrë pak a shumë të
ndërgjegjshme ajo aplikoi ligjin e përjashtimit të të tretit- tertium
datur. Duke kuptuar që në fakt armiqtë e saj të vërtetë dhe më të
rrezikshëm janë ata që nuk kuptojnë. E
meqë ata përbëjnë shumicën, e meqë shifrat
janë demokracia e vërtetë, ajo e hodhi tutje absolutizmin moral duke u
përpjekur kësisoj të shpëtojë atë çka mund të shpëtohet.Duke aplikuar
rigorozisht ligjin e përjashtimit të të tretit
ajo i dhuroi vetvetes një rritje të fuqisë, pa e marrë mundimin as të
shohë se sa kjo do t’u kishte shërbyer objektivave të këtyre të tretëve.Dhe pa
bërë kurrë një analizë të efektit
shkatërrimtar të kësaj doktrine. Dihet që pikat nevralgjike të saj janë
filozofia, arti, letërsia dhe ato gjinden aty ku trajtohet njeriu me
kompleksitetin e tij fatkeq.Dhe që në rastin konkret janë thjesht viktima të
situatës historike.Por nga fosili nuk pritet asgjë veç kureshtjes së nxënësit
të fillores në një muzeum natyre, dhe interesit të ndonjë shkencëtari
mikroskopian.E meqë garancinë hipotekore e kishte marrë duke krijuar kështu një status virtual të fuqisë, ajo e ka
një alternativë, nga shumë të mundshme. Një alternativë që i ruan imazhin e
krijuar, nuk i cënon kufijtë e interesave dhe që neutralizon fare bukur edhe armiqtë potencialë.Në këtë
mënyrë ajo përmirëson”dosjen” e saj, por gjithnjë duke i lënë ankimet në
tryezë, ankime që tek e fundit nuk cënojnë thelbin, pasi që më parë ajo i ka
marrë masat duke përjashtuar njohjen nga
politika e brendshme të lëvizjeve të fshehta të saj dhe duke mos shpjeguar
favorizimin e faktorit të jashtëm.Në këtë moment kemi përpjekjen e parë për të
transformuar kontekstin, pra për të ndryshuar raportin e forcave. Për të kaluar
në një nivel tjetër strategjik në politikëbërje. Në këtë moment nuk kemi më një
tertium
datur, ligji që përjashton të
tretët, por kemi një tertium non datur- ligj që nuk i
përjashton të tretët. Duke ruajtuar të gjithë faktorët që thamë dhe për t’u
ruajtuar nga armiku më i madh, nga i padituri, kemi këtë ndryshim kursi. Përvoja
tregoi se nuk është e udhës t’u tregosh të tjerëve hidhërimin e dështimit dhe
sfilitjet, kjo tashmë është kthyer në një lëndë të dobët dhe nuk të jep të
drejtën e respektimit të vetvetes. E që tek e fundit,rrezikon të kthehet e
gjitha kundër në momentin më të papërshtatshëm.Por me sa duket kjo do të jet
politika e tashme si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm dhe
ku luhet fort. Instrumentet tona intelektuale venë alarmin, ndërkohë që
politikës ka kohë që i bie sirena. A do të vazhdojmë me konceptet tona të
ngathta të përpiqemi të mveshim fenomenet e përditshmërisë dhe me fodullëkun
tonë proverbial t’i anashkalojmë ato,? APO do të shkathtësohemi dhe do të
kuptojmë se rrafshe të ndryshme zhvillimi,
kërkojnë strategji të ndryshueshme ku pikë së pari kërkohet pikërisht
bashkëpunim dhe vlerësim i palëve? Kërkohet ndryshim koncepti nga të
ashtuquajtur armik, në një partner serioz e afatgjatë.Gjithësesi, ne të
paditurit e përhershëm jemi gati të paguajmë taksën e këtij ndryshimi kursi në
politikën e sotme pragzgjedhore.
Wow është mirë që të kthehesh me ish tim përsëri, faleminderit Dr. Ekpen për ndihmë, vetëm dua t'ju njoftoj se po e lexoni këtë post në rast se keni probleme me të dashurin tuaj dhe po çon në divorc dhe ju nuk bëni duan divorcin, Dr Ekpen është përgjigja për problemin tuaj. Ose ju jeni tashmë divorc dhe ju ende doni që ai / ajo kontaktoni Dr Ekpen spell caster tani në (ekpentemple@gmail.com) ose whatsapp atë në +2347050270218 dhe ju do të veshur ju bëri
ReplyDelete