LLAPUCERI

Me atë fytyrë si biftek mence zboristësh ajo s'afronte asgjë. Njëlloj si bifteku e rrahur dhe e stërrahur, e kripur dhe e piperosur, e zhytyr në vaj të errët si një vaj pushke, e hollë sa një copë llapuceri, ai lloji i mishit që rëndom përdorej nga guzhinat e ushtrisë, që po ta hidhje për muri, ngelej i ngjitur në të, vinte vërdallë nëpër zyra. Kurrë nuk e kuptova se ç'i pëlqenin dhe e lakmonin atë. Dhe kurrë nuk e kuptova se ku e gjente fuqinë ajo për të marrë ajër, e jo më, për të shkuar pothuaj me të gjithë meshkujt që silleshin me punë e pa punë vërdallë nëpër korridoret e ministrisë.
Nuk ishte e re dhe kjo ndoshta e shpjegonte deri diku edhe etjen e saj të pashuar për seks. Në punë vinte gjithnjë me një uniformë ushtari, me këpucë me këmbale ku pantallonat do s'do do të rrinin ngushtë duke nxjerrë në pah një palë vithe në dukje të forta por të rëna. Mbante rreth belit një rrip të trashë lëkure, i cili rrinte aq shtrënguar saqë gjoksi i kërcente përpara gati për t'u futur në turinjtë e viktimës së rradhës. Sytë ishin tepër epshorë, e si të tillë tepër të pacipë, siç ishte e gjitha ajo, e pacipë.

Mëngjes për mëngjes vërdallosej nëpër korridore në pritje të presë. Askush nuk guxonte t'i kërkonte punë asaj, dihej, vinte ora 10 dhe Vali zhdukej deri në drekë kur mbyllej orari zyrtar. Vetë ministri, një burrë në prag të pleqërisë pakthim e kërkonte herë pas here, siç thoshte në rrethe të ngushta miqsh "për t'u ndjerë ". Aq shumë kishte rënë në sy me takimet e tij të nxehta në zyrën sekrete të Kabinetit dhe me deklarimet e papërmbajtura në "takimet e uiskit", siç i quante ai netët që kalonte nëpër baret e shtrenjta të hoteleve luksoze të kryeqytetit, saqë gruaja e tij e gjendur keq në rrethin e miqve të përbashkët, që nuk ishin të pakët, mërmëriste herë pas here "se atë e kishin lënë krejt mendt' dhe se ajo , gruaja e tij prej 35 vjetësh, nuk po e kuptonte më".Por ai ishte fiksuar aq shumë pas asaj, saqë asnjë paralajmërim dhe sa të tallurat e kolegëve nuk e pengonin të shkonte në takim gjithnjë e më i freskët. Ai e dinte shumë mirë, madje e kishte parë edhe vetë në një rast, kur ajo e futur në rrethin e rekrutëve të rinj lumturohej nga çdo prekje e tyre. Bile, kishte ndodhur që kur Komandanti kishte shkuar në një mbledhje të rëndësishme Partie në Shtabin e Përgjithshëm, m'u nën hundën e eprorit të rradhës që shtynte ditët për të dalë në pension, tamam tek klasa e Edukimit Revolucionar, ajo zhvirgjëroi me sukses, devotshmëri dhe përkujdesje gati-gati mëmësore për të gjithë të tremburit e radhës, të gjithë ushtarët e rinj që s'u kishte rënë rradha më parë të provonin kënaqësitë e seksit. Pas asaj dite ata të lumturuar e thirrën Vali Mësimorja, emër i cili e shoqëroi përgjithnjë, e që pak e shqetësonte atë vetë. Të gjitha këto Ministri i dinte dhe në vend që të largohej siç ia donte nderi dhe posti, ndihej i mikluar dhe më shumë jepej pas saj, Valit Mësimores, llapucerit, kuçkës së tij.
Po e gjithë kjo situatë, të cilën Vali e përcillte me kujdes dhe e dinte deri në detajet më të vogla, nuk e pengonte aspak atë të zgjidhte sa herë t'i tekej nga një partner dhe të zhdukej me orë të tëra .
Atë ditë u çmend Ministria sepse ministri po e kërkonte Valin që nga mëngjesi dhe ende nuk kishte mundur ta gjente ku kishte shkuar. Kjo e kishte bërë tmërrësisht nervoz sepse atë ditë për dreq kishte edhe një takim me përfaqësues të lartë të politikës botërore që më në fund e kishin përfshirë ministrinë e tij të dhjerë në axhendën e tyre dhe i kishin nderuar me ardhjen e tyre në kryeqytet, kinse për të përcaktuar strategjitë e mëtejshme. Ku të gjithë e dinin se çdo gjë ishte tejet e përcaktuar, bile kishte filluar edhe lëvrimi i fondeve që ishin goxha të majme nga të cilat edhe ai si ministër do të fitonte një dorë të mirë. Por para se të shkonte në atë drekë zyrtare, ku gjithësesi do të ndjehej keq nga mungesa e plotë e kulturës për atë që do të diskutohej nga specialistët përkatës, të cilët e bënin me devotshmëri punën e tyre, e kishte gati - gati jetike një takim me Valin. Por s'ishte e gjitha kjo, ai do të donte ta përfshinte edhe atë në atë projekt, le t'i dilte edhe asaj një dorë e mirë parash, se mos do të paguante ai.! Pastaj, Vali edhe e meritonte sepse atë që ajo bënte me të për ato minuta të vjedhura, ai nuk e kishte bërë me asnjë nga femrat e shumta që kishte patur për 35 vjet. Por, kuçka, atë ditë ishte zhdukur si asnjëherë tjetër. Dihej, që gjithmonë shkonte nga shkonte ajo kthehej në zyrë para drekës, por sot nuk po dukej. Që nga zyra e tij e deri në fund të korridorit të gjatë të Ministrisë u dëgjua ulërima e tij drejtuar këshilltarit të Kabinetit, Gjeneral Kompasit një mustaqelli i urtë si zogu në vezë, që emri I kishte mbetur nga lufta me kompasin në hartën e ujrave territoriale të vendit, ku ai me shumë edukatë lëshoi hapësira të tëra. Por as kjo nuk bëri punë. Të gjithë ishin vënë në kërkim të Valit dhe zyrat e korridoret ishin kthyer gati-gati në një shesh stërvitjeje në terren, ku të gjithë vraponin nga zyra në zyrë dhe të gjithë kërkonin të njëjtën gjë pa e ditur se ku, po vetëm e vetëm që Ministri të shihte që vartësit e tij i linin të gjitha para një ultimatumi të tillë. 
S'shkoi shumë dhe Ministrit i sosi durimi. Doli vetë në korridor duke turfulluar rojeve personale, të cilët, për hir të së vërtetës nuk e kishin parë ndonjëherë në një gjendje të tillë, dhe meqë punët po shkonin kështu preferuan më mirë të heshtin dhe të bënin detyrën.Vendosi ta kërkonte vetë. Zbriti shkallët me shpejtësi, dhe nuk mor vesh kur u gjend në makinë. Me një lëvizje të dorës i largoi truprojat dhe shoferin dhe u nis me shpejtsi në rrugë pa e ditur as vetë se ku. Duhej ta takonte patjetër Valin, "sheqerkën' e tij, të rrinin bashkë si gjithmonë, të bënte një seks të mirë, të shkarkonte gjithë budallallëqet ministrore dhe të ndjehej mashkull, një mashkull i vërtetë. Ecte si i çartur. As që i vërente shenjat rrugore, as policët e shërbimit që njihnin makinën dhe merrnin qëndrim nderimi, as kalimtarët, as makinat e tjera. Asgjë nga rruga. Në mendjen e tij ishte vetëm një objektiv: Vali. Kishte nevojë vërtetë të zhyste kokën e tij tullace në gjinjtë e saj ende të fortë e të mëdhenj, ta përfshinte mes krahëve të tij të flashkur dhe të ndjente lëvritjen e trupit të saj të hollë si një ngjalë. Kishte kohë që nuk shkonte me gruan e tij, në fakt që kur kishin ardhur nga qyteza e vogël në kryeqytet. "S'ka ç'më duhet më ajo llahingë që s'merr vesh nga jeta, që prej meje erdhi nga plevica e lopës drejt e në zemër të kryeqytetit, në kokteile ambasadash e darka zyrtare rreth e qark vendit e botës mbarë. Ku s'e kishte çuar, por asgjë nuk e kishte ndryshuar llahingën e tij . Ajo, kishte mbetur po e njëjta maloke. Dhe sa kishte shpenzuar për veshjet e saj e për këshilltarët e lukut ! E ajo, po ajo.Me flokët si shtupë fshese merimangash dhe me trikot jeshile me lesh dhie që i kishte punuar që në kohën e fejesës. Në këto kushte jetonte prej vitesh dhe në vilën e tyre me shumë dhoma jetonin ndaras dhe bashkoheshin vetëm nëpër fushata partiake e takime me trupin diplomatik. Bile i kujtohej mirë që njëherë iu lut, o Zot! sa shumë! iu lut Valit që të martoheshin, sepse për të ajo ishte femra moderne që i duhej atij. Po "sheqerka" e tij nuk kishte pranuar që ai të fillonte procedurat e divorcit dhe ia kishte bërë të qartë se nuk do të kishte martesë zyrtare mes tyre."- Ohu,- i kishte thënë,- ti sot je, nesër s'je, kurse unë dua përditë, pastaj nuk të dashuroj aq sa t'i hymë kësaj aventure, nuk dua pranga, i kishte thënë me plot gojën duke u veshur në anë të shtratit pas një seksi të çmendur, dhe pasi e kishte puthur tek cepi i buzës ishte larguar e para nga dhoma e tyre e dashurisë, siç i pëlqente ta quante.
Po tani ku kishte shkuar, kuçka e dreqit? Sot e gjeti të zhdukej?
Ngiste makinën si i çmendur duke çakarritur sytë rrugës se mos i dilte përpara ajo që aq shumë po e dëshironte. Dhe as që po përpiqej të përqëndrohej, e kishte humbur fare. Dikur makina hasi në një diçka të fortë dhe ai u detyrua të ndalte. Me kokën të rënë në timon dhe me gjakun që po i rridhte nga balli teposhtë mjekrës së tij majuce hapi sytë dhe vetëm atëhere u kujtua që e kishte humbur fillin fare. Hodhi sytë nga ora. Edhe një orë e ndante nga mbledhja më e rëndësishme e vitit. 
"-Ta hajë dreqi! - tha me vete- po si e gjeti sot të zhdukej kështu? Ku do ketë vajtur? Jo, jo, pyetja më e mirë është me kë është. Nuk ishte fare më të dhe për çudi as që i vinte keq për këtë gjë që po i ndodhte krejt papritur. Nuk po e njihte më veten dhe nuk e dinte në ishte thjesht seks apo diçka më shumë me llapucerin e ministrisë që nuk kishte lënë mashkull në faqe të dheut pa e patur të dashur. Apo ndoshta ishte dashuri ? Kush e tha, ai nuk e njihte këtë fjalë, nuk e kishte në fjalor. Edhe me gruan e tij edhe me gjithë femrat që kishte patur, dhe që s'ishin pak, nuk e kishte ndjerë veten asnjëherë kështu, kaq të humbur, kaq të dhënë dhe kaq pa lidhje. Ai zakonisht ishte një tip i rëndë dhe në ministri dhe në të gjitha qendrat e punës ku kishte qenë, gjithnjë kishte patur një hije të rëndë dhe kolegët e bashkëpunëtorët i druheshin pak e mateshin mirë kur i raportonin, apo kur debatonin me të. Përgjithësisht ishte mësuar të jepte urdhra , edhe kot më kot, po urdhërat i pëlqenin shumë , sidomos i pëlqente pjesa tjetër, kur të tjerët i bindeshin. Hija e tij e rëndë e kishte shoqëruar edhe familjen e tij. Mjerë kush nuk ishte në rregull me urdhërat që i lëshonte si batare qitjeje në poligonin e stërvitjes! Duke filluar që nga prindërit, të cilët u shuan njëri pas tjetrit me mallkimin në gojë, sepse ai u tregua ekstremisht i ashpër me ta dhe kurrë nuk u tha një fjalë të ngrohtë e të ëmbël, mirë babait, po edhe nënës? Të shkuara të harruara! i tha vetes . Po kjo ç'të jetë , o Zot i madh! Le të jetë çfarë të dojë nuk më intereson, tani dua që Vali të jetë këtu afër meje duke më përkëdhelur e puthur dhe unë të rri në krahët e saj si në qiell!U ngrit dhe me mundim doli nga makina e cila ishte bërë copash, u tërhoq zvarrë në rrugë duke u përpjekur të kuptonte se ku kishte përfunduar. Ishte jashtë qytetit dhe as që e mbante mend se si kishte përfunduar deri aty. Nxori telefonin celular dhe thirri rojat të cilët ishin vënë në kërkim të tij aq më tepër që edhe ora e mbledhjes së madhe po afronte dhe vetë Kryeministri kishte telefonuar dhe e kishte kërkuar urgjent në zyrën e tij. Ata u nisën menjëherë . Ndërkohë Ministri po ecte ndanë rrugës së shkretë gjithnjë në kërkim të "sheqerkës" së tij. Po i kujtohej hera e parë që shkoi në shtrat me Valin. Ajo i ishte afruar vetë duke e ftuar për një kafe pune, sepse në të vërtetë ishte me goxha pozitë në dikaster. Në fakt kishte dëgjuar për të që pa marrë detyrën , kur Shpëtimi i ra krahëve dhe i tha të mos e refuzonte ngritjen në detyrë, se atje ku do të shkonte, do të kishte njërën që ishte lebeti në krevat. Pasi kishin pirë një kafe të shpifur në klubin e ministrisë e kishin lënë të shiheshin pasdite. Dhe ashtu e bënë, u takuan dhe shkuan në një motel ku nuk të kërkonin asnjë dokument. Fjalët e Shpëtimit, ministër edhe ai, kishin qenë të vërteta. Të nesërmen nuk u hallakatën lart e poshtë por hynë në dhomën sekrete e cila për çdo rast kishte një paradhomë të mirë, një shtrat po aq të mirë dhe një tualet me një vaskë me ujë të ngrohtë e shkumë, të gjitha këto nja 20 mijë dollarë amerikanë. Ishin futur në vaskë. Për të këto ishin gjëra krejt të reja. Atje vazhduan të takoheshin çdo ditë. Dhe ai ndjehej gjithnjë e më mirë e mezi priste ditën tjetër për t'u takuar me Valin në vaskën e ministrisë. Ajo e shtynte gjithnjë të bënte gjëra të reja. E kishin mbushur njëherë vaskën me verë, njëherë tjetër me qumësht, njëherë tjetër me uiski, një herë tjetër me shkresat e zyrës me firmën e kryeministrit, njëherë…Fuqia po fillonte ta linte. Vali, ku je? Pa rreth e rrotull. Ishte vetëm. Qëndroi në një sop. Nata e gjeti aty. Celularin e fiku. Nuk dëshironte të dëgjonte më zilen e tij acaruese. Dhe e dinte se Vali sikur edhe me dhjetë meshkuj të kishte qenë do të ishte kthyer tek ai. Me siguri do i ketë ndodhur diçka e keqe.. Një dhimbje e madhe koke nuk e la të mendonte deri në fund dhe pas asaj sytë filluan t'i vishen me një si cipë, por ai prapë nuk u dha shumë rëndësi sepse mendoi se ishte nata. 
U plandos në tokë.
Kur u përmend ishte në spital. Lajmi i zhdukjes së befasishme të Ministrit tamam ditën më të rëndësishme të vitit i kishte alarmuar të gjithë. Mbledhja ishte shtyrë dhe kontraktuesit e quajtën moskorrektësi të plotë mungesën e pajustifikueshme të Ministrit kryesor dhe u larguan duke thënë se do e rishqyrtonin edhe njëherë qëndrimin e tyre. Familja, si familja e tëra në gatishmëri e, sa për Valin, në atë rrëmujë të përgjithshme dhe zemëratë të të gjithëve, nuk u kujtua njeri.Ministri ishte në gjendje të rëndë, herë nisej për në atë botë, e herë kthehej. Kur përmendej, gruaja gjithnjë e pyeste se "çfarë sheqerke donte? ", kurse ai, hiç.
Një pasdite kur infermieret po ndërronin turnin dhe kur asnjë nga të familjes nuk ishte për momentin aty, në dhomë hyri një mesoburrë mustaqelli e bojalli. Ministri qëlloi i vetëdijshëm.Ishte Gjeneral Kompasi i tij.
-Ah, Gjeneral, si je? U bë mbledhja ?
-Nuk kam ardhur për këtë, të kam sjellë diçka që mendoj se të përket- i tha dhe nga një kuti kartoni, nga ato të këpucëve nxori një gjë të mbështjellë me peshqir.- Merre, është e jotja- dhe ia vuri në dorë.
Ministri me zor u ngrit paksa , i çuditur e pa fjalë e mori dhe filloi të hapte peshqirin, brenda të cilit pa një organ femëror. Peshqiri me gjithë copën e mishit të squllur e të nxirë si mishi i Brazilit që ushtarët e tij e hanin përditë në mencat e qelbura i ra nga duart. Ngriti kokën drejt Gjeneralit.
. `-Është e Valit, tani është e jotja. Përgjithmonë…!-lotët i shkonin si shi atij burri mustaqelli.
-Pse!?…- arriti të thoshte me sytë e zgurdulluar prej tmerrit dhe habisë
-Sepse Vali ishte gruaja ime.Ishte dashuria ime, e vetmja dhe kurrë e imja!Nuk mund t’ua lija më të tjerëve. E copëtova, kjo është pjesa jote.
I gjetën të dy Gjeneral Kompasin mbi trupin e Ministrit pa asnjë shenjë dhune, helmimi apo ndonjë gjëje tjetër. Thjesht kishin vdekur.

Shkeputur nga vellimi me tregime "Dry me qera".


Shiko m

Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019