Nga maja nё humnerё, nga ngazёllimi nё dёshpёrim, nga vrapi i ҫmendur, nё venqёndrim, nga ёndrra nё realitet, nga vegimet nё ndjenjё – kёshtu ndjehesh kur lexon kёtё vёllim poetik.
Nuk ёshtё e thjeshtё tё prezantohesh me njё libёr monotematik, e aq mё tepёr mbi njё temё pёr tё cilёn tekstet e shkruara nga historia e letёrsisё botёrore vijnё prej mjёra vjetёsh.Ҫ’figura tё reja mund tё shtonte Cohen edhe nё raport me letёrsinё shqipe nё tё cilёn mjeshtёrisht ёshtё kёnduar pёr dashurinё? Apo ҫ’figura tё reja mund tё shtonte GJITHASHTU edhe nё raport me poezinё hebraike nё tё cilёn po ashtu nuk mungojnё poetёt qё i kёnduan dashurisё?
Njё ndёrmarrje e vёshtirё por e realizuar me sukses. Thelbi i kёtij suksesi qёndron nё njё veҫori qё tё bie menjёherё nё sy: Cohen nuk shkruan pёr lexuesin. Nё momentin e krijimit lexuesi “zhduket”, apo mё saktё transformohet nё njё vete tё dytё me tё cilёn ajo bashkёbisedon haptas. Dhe si me njё bashkёbisedues mik tё besёs, ajo i tregon atij ҫdo regёtim tё zemrёs, ҫdo turbullim tё saj. E bёn pjesё tё pikёpyetjeve, tё pёrgjigjeve sa tё ёmbla, po aq edhe tё hidhura- tё dashurisё sё munguar,tё humbur, tё ҫorientuar, - njё vetvete e pёshtjelluar njёlloj si ndjesitё qё vetё Dashuria i mbart. Nё kёtё mёnyrё, Cohen jo vetem qё na bёn pjesё tё ndjesive e meditimeve tё saj, por nё tё njejtёn kohё ajo bёn njё verifikim tё vetvetes. Nё njё kuptim mё tё gjerё: nё poezinё e saj ҫdo gjё ёshtё dashuri- dashuri pёr jetёn, pёr njeriun, pёr lirinё.
Nё fakt, nё ҫastin kur njё poezi i kalon pёrmasat e vuajtjeve e pёrjetimeve personale dhe pёrmes vargjeve tё saj na konfiguron njё vizion kozmik, ajo ka realizuar kёsisoj analizёn e qenies.
Dashuria i jep Kohёs dhe Hapёsirёs duar pёr t’u pёrqafuar
Qenia nuk mnd tё kuptohet jashtё kёtyre pёrmasave, por kёto pёrmasa janё konkrete:
Ishe bёrё si lule uji qё noton nё ёndrra
Ti je lulja e ujit
….
Ti je zambaku I ujit
Zambak fletёgjerё/ qё i bёn hije zgjimit tim… (fq.24)
Dhe simbolika e zambakut shtyhet mё tej kur krahasohet si “ zambak i bardhё”, ku dashuria i ka “ёndrrat e kaltra”, ku “rёra kthehet nё baltё me tё cilёn bёhet statuja e vetvetes”,ku ajo ndjehet “mbretёreshё pa kurorё” ku ai tashmё qenka njё “trёndafil i plagosur”, “I dyzuar” dhe ajo ka “mure tё blerta”, pyll shelgjesh tё shpirtit”- dhe ku ndodh Dashuria por tashmё jo mё si ёndёrr por si njё gjendje:
E unё lёviz brenda teje
Ёshtё kurorёzimi i shenjtё i kёsaj ndjenje po kaq tё shenjtё. Bashkimi, tjetёrsimi i ekzistencёs sё qenies, thirrja mё e bukur drejt lirisё dhe emancipimit tё qenies, nё rastin tonё , femrёs.
Nuk ёshtё e thjeshtё tё guxosh. Sidomos nё shoqёri me njё trashёgimi patriarkale e konservatore kjo mund tё tingёllojё si njё ҫmenduri, tё flasёsh pёr Dashurinё , pёr pёrjetimet qё rrjedhin prej saj, por, ti shtjellosh me sinqeritet mallёngjyes kёto, tё jesh vetvetja edhe kur tё tjerёt nuk tё kuptojnё, e mё keq akoma meqё nuk tё kuptojnё, tё paragjykojnё e tё sulmojnё, kjo nuk ka emёr tjetёr veҫ emancipim. Njё emancipim qё buron nga liria dhe qё ekziston pёr lirinё!
Dashuria ёshtё Jetё, Kohё, Vetmi, Vdekje dhe Cohen na i paraqet tё gjitha pamjet e saj gjё tё cilёn e realizon me stilin e saj: figurёn e kontrastit. Ёshtё njё nga figurat qё e pёrshkon vёllimin nga fillimi nё fund. Kontrast qё ngrihet mbi metafora konceptuale e simbole duke e bёrё kёsisoj poezinё sa tё thjeshtё- gjё qё buron nga sinqeriteti me tё cilёn ajo prezantohet, po aq edhe me nёnkuptime tё thella, duke e afruar kёshtu drejt poezisё hebraike. Ёshtё fakt qё poezia hebraike ёshtё e gjitha e ndёrtuar mbi simbolika tё thella qё zanafillёn e kanё qё nё Zanafillё, nё tekstet e shenjta si Torah, Kabalah, Minҫa.Sikur ёshtё fakt qё nuk ёshtё lehtёsisht shpjegueshme. Por ajo qё ёshtё e dukshme dhe qё pёrbёn fillin lidhёs mes Cohen dhe poezisё hebraike, padyshim ёshtё ёshtё tё qenit shpirtёror, perceptimi qё na ofrohet ne ёshtё shpirtёror nё tё gjitha pёrmasat, ku Tragjikja nuk e mposht poeten, por e bёn mё tё vёmendshme ndaj pёrjetimeve tё saj duke e ҫuar kёsisoj nё ndonjё rast nё njё qёndrim edhe ironik ndaj vetes.
Pema, guri, rёra, balta, shelgu,lumi, peshku, kryqi, portikёt, ulliri, Shpresa, Vetmia, loja e Dritё-Hijes/Errёsirёs- tё gjitha kёto janё simbole qё e pёrfaqёsojnё poezinё hebraike, simbole qё i gjejmё edhe tek Cohen.
Po kjo ёshtё njё temё interesante studimi qё nuk ёshtё objekt i kёtij shёnimi tё shkurtёr panoramik mbi poezinё e Nila C ohen.
Si pёrfundim, poezia e Nila COHEN, ёshtё njё poezi e cila vjen me dinjitet nё botёn poetike. Pёrmes saj ne njohim poeten qё pёrmes vargjeve tё veta na tregon vetveten tё plotё, njerёzore, ashtu siҫ ёshtё. Ajo e pёrjetёson figurёn e mashkullit, sikur pёrjetёson nё tё njёjtёn kohё e intesitet edhe figurёn e femrёs , duke na bёrё apel pёr emancipimin tonё shoqёror.
MIMOZA EREBARA
Maj 2017
Comments
Post a Comment