Shenime mbi Protonizmin


Protonizmi është një teori letrare që kërkon nga kritikët letrarë të bazohen në veprën e autorit dhe jo në reputacionin që ka ai falë rrethanave të ndryshme në favor apo disfavor të tij. A është i aplikuar sa duhet teoria dhe filozofia e Protonizmit në kritikën tonë në Shqipëri apo edhe në vendet e tjera shqipfolese?
Mendoj se si përgjigje të kësaj pyetje, si fillim duhet të përcaktojmë a ka ekzistuar në letërsinë shqipe një kritikë e mirëfilltë letrare? Në këtë mënyrë vetëm sa e risjellim edhe njëherë debatin shumëvjeçar rreth kësaj çështjeje. Për fat të keq ende nuk është mbajtur një qëndrim zyrtar. Dhe kjo e ka shpjegimin e vet. Ka mendime dhe opinione të ndryshme por në mënyrë më të përmbledhur e njëkohësisht edhe më të përgjithshme mund të themi se dallohen qartazi dy drejtime: i pari, është qëndrimi i inspiruar dhe drejtuar nga ideologjia dhe në shërbim të saj; dhe i dyti: qëndrimi kritik ndaj veprave letrare pavarësisht kohës kur ato u krijuan. Nëse qëndrimi i parë në një farë mënyre e ka marrë përgjigjen nga vetë koha, duke u bërë pak nga pak i përjashtuar nga mendimi kritik serioz, ndryshon puna me qëndrimin e dytë, në të cilin bie në sy një element shumë interesant, ai i polemikës. E, pikërisht këtu qëndron edhe problemi i vërtetë me kritikën në letrat shqipe, sipas mendimit tim. Jemi përpara një fakti që shkruhet kritikë, por kjo në shumicën e rasteve është thjesht një evidentim i sforcuar vlerash të pritshme, por të munguara. Por edhe shkrimeve kritike që kthehen në polemika mes dy a më shumë autorësh dhe kjo, jo për vlerat e vërteta të veprave në fjalë, por për qëndrime individuale të këtyre autorëve në lidhje me probleme të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Aq shumë tërhiqen shkruesit e këtyre teksteve nga shkrimi i tyre, sa harrojnë edhe vetë thelbin e qëllimit të ekzistencës së kritikës letrare si te tillë! Ka edhe një qëndrim të tretë(të rëndësishëm- sipas meje [M. E.] ) ai i kërkimit të vërtetë shkencor në rrugën e të cilit studiuesit e kritikës eksperimentojnë, hulumtojnë, japin përfundime, evidentojnë fenomene letrare e risi procedesh artistike, venë në ballancë pikëpamjet e ndryshme filozofike dhe estetike të autorëve. Sigurisht që marrja e informacionit më të gjerë dhe dëshira për të qenë në lartësinë e mendimit botëror të kritikës letrare bën që shumë nga kritikët të kërkojnë me ngulm edhe rrugën më të mirë për ta, për të arritur deri tek përfundimet e duhura. Kjo do të thotë që kemi një laryshi interpretimesh rreth veprave apo dukurive letrare dhe përpjekje për të respektuar disiplinën shkencore. Kjo laryshi sigurisht që ka anën e saj të mirë por nga ana tjetër tregon që kjo kritikë në këtë kohë dhe në këto nivele nuk e ka gjetur ende një rrugë të vetme. Kjo në fakt edhe duhet kuptuar mirë. Nuk e kam fjalën për një unifikim të saj. Jo! Ne sapo kemi dalë nga një unifikim vlerash dhe nuk mund të bëjmë përsëri të njëjtin gabim. Bëhet fjalë për metodologjinë që duhet ndjekur në raport me vlerësimin dhe kuptimin e një vepre letrare dhe kjo pastaj të na çojë vetiu në rrugë të ndryshme por që finalizohen prej një qëllimi. Në se vazhdojmë me kërkime të këtij niveli me këtë mënyrë ne pranojmë paaftësinë tonë për të qenë më vizionarë për të ardhmen e vlerave të letërsisë sonë.
Nisur edhe nga kjo tablo e shkurtër, mendoj se në Shqipëri nuk është aplikuar teoria dhe filozofia e PROTONIZMIT në kritikën letrare(ndoshta me ndonjë përjashtim të veçantë!)Jemi dëshmitarë të ekspansionit mediatik kundrejt vlerave të shkruesve politikanë, për t’ju veshur atyre edhe rroba që nuk u bëjnë e nuk janë për ta. Thjesht nisur nga reputacioni politik që ata gëzojnë në shoqërinë shqiptare. Botimet e paraqitura në Panairin e fundvitit të kaluar e vërtetojnë më së miri këtë gjë. Dhe kjo nuk është hera e parë... Është e tepërt të theksojmë një për një argumentet që tregojnë se çfarë dëmi të madh krijon një “kritikë” e tillë në mendjet, informimin dhe edukimin e publikut, sidomos atij të ri. E nëse do të ishte aplikuar gjerësisht kjo teori dhe filozofi në të kuptuarit dhe të vlerësuarit të veprave sigurisht që do të kishim një tablo krejt tjetër. Edhe nëse autori do të ishte një figurë e njohur publike, ajo përkatësi nuk do e dëmtonte aspak imazhin e tij si krijues i mirëfilltë. Dhe mbi të gjitha do të pranohej si i tillë në komunitetin e letrarëve, do të shmangeshin polemikat patologjike e të panevojshme, veprës do t’i jepej vendi që i takon. Metodologjia që buron prej filozofisë dhe teorisë së Protonizmit e mundëson një qëndrim të tillë, e bën letërsinë më të “kapshme” edhe prej një lexuesi profan, po ashtu edhe prej një studiuesi të mirëfilltë të letërsisë, e sigurisht, prej një kritiku serioz. Gjithashtu do të kishim më shumë përfundime rreth vlerave të veprave letrare dhe do të ishim kësisoj më të qartë në mendimin tonë për të përgjithësuar dukuritë e ndryshme letrare dhe për të përcaktuar risitë, drejtimet, për të definuar nëse kemi fenomen letrar apo jo. Gjë që padyshim letërsia dhe lexuesi e presin ta dëgjojnë pikërisht nga kritika!

MIMOZA EREBARA

Ky shkrim është botuar ne gazetën “Nacional

Comments

ME TE LEXUARAT

GJINKALLA DHE MILINGONA

KRITIKЁ MBI NJЁ PARATHЁNIE

SONTE HARRUAM TЁ BЁJMЁ DASHURI

Poezi nga vellimi "Paqe pa profet", 2012

AINSHTAJNI , ZGJEDHJET SHQIPTARE DHE MENÇURIA IZRAELITE

BIOGRAPHY

Mimoza Erebara was born on 8th March 1963 in Tirana.

She attended and graduated in the University of Tirana ;the Faculty of History-Filology in the profile of albanian language and literature.

After graduation ,she worked for a long time as a journalist and a redactor in "Zëri i rinisë"and "Republika"journals ,in "Zani i Atdheut"radio and also in tv studios such as"Victoria"-Detroit USA,"Lira","Phoenix"etc.

She has been a collaborator with a lot of albanian medias and abroad.

She has already won many international and national prizes.She is honoured with the name of "Peace Ambassador".

Her relation with literature has started early ,publishing time after time in different periodic magazines of the time.

She is the author of:

To give company to a hope"poetry -1993

"Love cry"poetry-1996

"The adventures of 10×10 and the upside down Munuriro" novel-fairy tale-1996

"Mistakenly in love"stories,-1997

"Torn reason"poetry-1998

"Wrongeyed"original fairy tales-1999

"Hired lock"stories-2010

"Peace without a profet",poetry-2012,

He and She,love messages,poetry-2015

"Shalom my tear"poetry-2017

"Soul in the desert"

Antology of hebraic poetry,-poetry -2019